Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë dy automjete. Një makinë tip Volkswagen është përplasur me një autobot ngjyrë të bardhë që transportonte naftë.
Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, makina ?Volkswagen? ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Rreziku ka qenë edhe më i madh për shkak të autobotit që transportonte karburant.
Këto janë edhe pamjet e siguruara nga aksidenti në autostradë, të cilat i kanë dërguar qytetarët në rubrikën ?Kallëzo? pranë tvklan.al. Nga përplasja janë lënduar drejtuesit e dy mjeteve.
Ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, e cila po orienton qarkullimin e automjeteve për shkak të trafikut kilometrik që është shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/